Prifti: Shkodra te jete e pergatitur per permbytje
Albeu.com
Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti deklaron se gjatë natës së mbrëmshme në Fierzë ka pasur rritje alarmante të prurjeve. Minisitri tha se deri tani nuk është lejuar shkarkimi nga Fierza pasi nuk është kaluar niveli i prurjeve.
Ndërkaq ai theksoi se shkarkime po bëhen nga Komani e Vau i Dejës. Prifti shtoi se zona e Shkodrës dhe e Nën Shkodrës duhet të jetë e përgatitur për përmbytje.

Ministri i Ekonomisë bëri me dije se në Fierzë ka rrëshqitje toke si pasojë e reshjeve të mëdha që kanë sjellë bllokim të rrugës Fushë-Arrëz-Bajrma Curri. "Ekipet po punojnë për hapjen e rrugës, por ajo është përkohësisht e bllokuar". Sipas tij në 24 orë Fierza është rritur 87 cm,Komani 99 cm dhe Vau i Dejës 15 cm.
Shtuar më 24/02/2010, ora 16:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori