Prifti: Përgjimi i vërtetë, Meta më kërcënoi për koncesionet
Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti në një deklaratë për media, konfirmoi sot se video-përgjimi i bërë publik në media për bisedën e tij me Ilir Metën, është i vërtetë.

“Kam ndjekur me vemendje dje emisioni Fiks Fare dhe sot reagimin e “kristalte” te Ilir Metes, ku mohon presionin qe ka bere ndaj meje per te dhene tendera dhe koncesione miqve te tij.

Per publikun dua te konfirmoj si deshmitar i ngjarjes se video e shfaqur ne Fiks Fare eshte e sakte dhe permban thenie origjinale te Ilir Metes ne biseden me mua. Video eshte shkurtuar nga versioni original, duke u hequr pjese te panevojshme, por te gjitha ato qe jane transmetuar jane te verteta. Une kam versionin origjinal te videos dhe do t’ja ve ne dispozicion Prokurorise. Do t’ja ve ate se shpejti ne disposición te gjitha ambasadave te huaja ne vend, institucioneve nderkombetare qe na monitorojne dhe merren me zbatimin e ligjit, OSBE, Bashkimit Europian, Keshillit te Europes, Komisionit Europian, etj, etj. Origjinalitetin dhe vertetesine e asaj bisede do kene mundesi ta vertetojne te gjithe”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për median nga Dritan Prifti.

Ky i fundit shton më tej se “Ilir Meta pretendon se i jane lexuar buzet ne kete video. Urdheri per anullimin e tenderit ne Albpetrol, ne menyre qe tenderin tjeter ta fitonte miku i tij Bekim Halilaj eshte i qarte si kristali me figure dhe me ze. E kristalte eshte video dhe jo Ilir Meta”.

“Urdheri kercenues per te dhene nje koncesion hidrocentrali bashkimit te firmave te udhehequr nga vellezerit Tola dhe pasuar nga miku tij Agim Rrapaj dhe ortaku i tij Fatmir Merkaj jane te kristalte ne figure dhe ne ze. Ai ngul kembe me figure dhe me ze te kristalte qe ata kane fituar dhe se po te shkoj ceshtja ne gjykate te larte, ata perseri do fitojne sepse ky ka mikesh kryetaren e Gjykates se Larte. Ai me figure dhe ze kristali telefonon Agim Rrapajn nga telefoni i tij dhe ma nxjerr mua ne telefon. Ai ofron 7% si shperblim me figure dhe ze te kristalte. Publiku e kupton qarte kush eshte i paster si kristali, Ilir Meta apo video e Fiks Fare”, thotë Prifti në deklaratë.
Ilir Meta ka pasur dijeni prej muajsh per videon dhe sigurisht ai kur u be vete Minister nuk mund t’ja jepte ate koncesión miqve te tij. Kishte frike qe une nje dite do ta denoncoja. Une kam informuar dhe Z. Berisha prej muajsh per kete video dhe bisede, atehere kur ajo ndodhi. i ofrova atij kopje te videos dhe ai nuk pranoi ta merrte dhe shihte. Shume njerez e kane ditur brendine e videos, por deri dje nuk e kishin pare.

Une kam akoma pak shprese se Sali Berisha do reagoje me pergjegjesi politike dhe atdhetare pas publikimit te ketij skandali. Sa i kristalte eshte Ilir Meta kete ai e di shume mire, sic e di dhe une shume mire. Berisha duhet te zgjedhe mes vazhdimit te qeverisjes me Ilir Meten, te zhytur ne llumin e korrupsionit, apo te shkarkoj ate dhe te kerkoj ne Parlament nje mbeshtetje te re. Loja me dorezim imuniteti apo akuza kunder opozites nuk pi uje. Kercenimi i Ilir Metes se do bej Ministrine shembull transparence duke me kercenuar mua si ish Minister nuk me tremb aspak. Jam mesuar me kercenimet e Ilir Metes dhe te bodigardeve te veshur me pushtet qe i vijne nga pas prej muajsh, duke trilluar, manipuluar dhe kercenuar mua, familjen, femijet dhe miqte.

Garantoj publikun, median dhe institucionet e pavarura te ketij shteti se kam prova te pakontestueshme per cdo gje qe deklaroj dhe akuzoj publikisht.
Shtuar më 12/01/2011, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori