Prifti maqedonas, kategorikisht kundër gjuhës shqipe
Prifti i Kishës Ortodoksë të Maqedonisë, Ivica Todorov shprehet hapur kundër ligjit për gjuhën shqipe të miratuar sëfundmi nga qeveria.

Duke iu referuar kushtetutës sipas tij, të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të luftojnë për promovimin e të drejtave individuale dhe kolektive të të gjithë qytetarëve të saj që jetojnë në vend.

Por sipas Kushtetutës, dhe rregullave të ligjit, shkruan ai dhe ne nuk mund t’i lutemi çdo dëshire kombëtare-shoviniste dhe kërcënimeve e disa qarqeve politike që në shekullin e 21, të cilët janë ngritur nga nacional romantizmi që luftojnë për ndonjë Shqipërin të Madhe, shkruan Ati Ivica Todorov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Todorov urdhëron të gjithë të lexojnë se çfarë thotë neni 1, paragrafi (1) deri (4) nga propozim-ligji për gjuhët, dhe në qoftë se keni kohë, thotë ai, keni lexoni të gjithë propozim-ligjin, por një çështje fakti shumë të vërtetë, neni 1 shkel Kushtetutën e RM-së, ndërsa edhe atë që është rënë dakord me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Neni 1

– (1) Në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.

– (2) Cilado gjuhë tjetër e folur nga së paku 20% e qytetarëve
(gjuha shqime) është gjithashtu një gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në përputhje me këtë ligj.

– (3) Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, institucionet qendrore, publike ndërmarrjet, agjencitë, zyrat, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë me autoritet publik, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes dhe alfabetit të saj, është edhe gjuha e folur nga 20% e qytetarëve të RM-së dhe alfabeti i saj, në përputhje me këtë ligj.

– (4) Në njësitë e drejtoriv e lokale dhe alfabeti që e përdorin së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit cirilik. Për përdorimin e gjuhëve dhe alfabetin që flasin më pak se 20% e qytetarëve nga oqytetarët e njësive të vetëqeverisjes lokale, vendosin për organet e njësive të drejtorisë lokale.

Ai bën thirrje që kjo të shpërndahet, të mendohet dhe të alaramohet.
Shtuar më 11/08/2017, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori