Prifti: Iki nga politika nese Rama del ne rregull nga analizat per droge
Albeu.com
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti ka reaguar menjëherë pas akuzave të PS-së se ai nuk ka deklaruar pasurinë e tij. Duke i bërë një sfidë publike Edi Rames, ministri Prifti theksoi se do të largohet nga politika nëse kreu i opozitës bën analizat për drogë dhe ato dalin në rregull.
"I bëj thirrje Ramës të bëjë publikisht analizat e flokut dhe të gjakut dhe në atë ditë që këto analiza dalin në rregull unë jap dorëheqjen" theksoi Prifti duke shtuar se Rama duhet të sqarojë opinionin publik nëse përdor drogë pasi është në detyrën e tij si shefi i opozitës.

Ndërkohë duke i përgjigjur edhe akuzave të PS-së për fshehje të pasurisë ministri Prifti i cilësuar si shpifje të radhës theksoi se ai do të depozitojë në prokurori një padi për shpifje.

"Akuzat për pasurinë time janë shpifjet e radhës të PS-së dhe Ramës por unë kam autorizuar avokatin tim që bëjë kallëzim penal për shpifje" theksoi Prifti.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Inspektoriatit të Deklarimit të pasurive që të përfshijë në listën për hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë edhe emrin e tij.

"Çuditem që inspektoriati deri tani nuk ka bërë asnjë lloj deklarate për shpifje por i bëj thirrje që të bëjë një hetim sa më të shpejtë për pasurinë time, t'i mbledh bashkë dhe ta informoj publikun si zëri i të vërtetës që shpifje të tilla të marin fund" theksoi më tej Prifti.
Shtuar më 20/07/2010, ora 14:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori