Prifti: Fund kapitullit të videove, koalicion me PS në 2013
Dritan Prifti
I liruar nga akuzat e Prokurorisë për korrupsion, deputeti Dritan Prifti në Tonight Ilva Tare në Oranews deklaroi se tashmë gjykata e tha fjalën e saj, duke ndarë të njëjtin vlerësim edhe për ish bashkëpunëtorin e tij Ilir Meta, ndërsa shtoi se ndihet krenar për kurajon që pati për të dalë kundër rrymës, por njëherësh garantoi se e ka mbyllur njëherë e përgjithmonë cështjen e videove. Marrëdhëniet miqësore të dikurshme me Ilir Metën tashmë mbeten vetëm në kuadrin njerëzor, por sa i përket politikës Prifti tha se ska më kthim mbrapa me LSI, duke shprehur dëshirën për tu ofruar në PS, si kontribues ose pjesë e saj në zgjedhjet 2013, në të kundërt mund të shkojë drejt një tërheqje përfundimtare nga politika. Lidhur me kompaninë CEZ ai kërkoi hetim të saj nga Prokuroria , pasi sipas tij kjo kompani nuk i është përbajtur marrëveshjes së negociuar me qeverinë, por nuk dha pëlqimin as për privatizimin e Albetrol, ku ndonëse është optimist për ofertën e bërë, sipas tij procesi po minohet, pasi qeveria ka nxjerrë në treg asete të pahipotekuara prej saj.

Prifti foli dhe për një sërë cështjesh të tjera, ku do të mund ti lexoni më poshtë:

Ka pasur reagime të ndryshme nga njerëzit kur mësuan se do t’ju kem sonte të ftuar, si e komentoni?
Ka folur gjykata e lartë, nuk ka gjet as provën më të vetme kundër meje, ka folur dhe prokuroria që bëri padinë ndaj meje. Ka përfunduar gjithë kjo odise e gjatë me mbylljen e cështjes për mungesë provash. Nuk e di nëse jeni njohur me këto vendime.

A ishin akuzat ndaj jush politike?
Prokuroria thotë se skishin as një provë, janë pyetur mbi 100 dëshmitarë, janë marë të gjitha praktikat në të cilat kam firmosur, të gjitha kontaktet, janë përgjuar të gjitha telefonatat e mia, ska ndodhur për ndonjë politikan që të hetohet në mënyrë kaq të detajuar, por pavarëssiht kësaj cështja shkoi në gjyq. Një prokuror në konfidencë më ka thënë se asnjë xhepist smund të shkojë në gjykatë në një situatë të tillë, pa prova. Ky ka qenë një presion i mazhorancës për të mos vendosur dy standarte. Megjithatë kjo histori përfundoi pavarëssiht cfarë i shkaktoi familjes së Dritanit. Megjithatë kur hyra në gjykatë dhe pashë atë trup gjykues , ku nga 5 anëtarë 4 të emëruar nga PD thashë se kjo cështje mbaroi me kaq, isha unë kurbani i radhës. Edhe me kolegë gazetarë kur kam folur më kanë thënë se ska mundësi nga gjithë ata gjyqtarë të të bjerë kjo trupë gjykuese ty. Por realisht edhe ne gabohemi, ajo trupë gjykuese ka bërë një punë profesionale dhe ligjore, rasti im tregoi se politika nuk ndërhyri në gjykatën e lartë, nëse do e kishte bërë sdo kisha këtë përfundim për rastin tim.

Cfarë ishin ato euro që panë gjithë shqiptarët?
Ka të bëjë me një cështje thjesht private, me një investim që do bëhej, asnjë lidhje me detyrën shtetërore. A di gjë ti se cfarë ishin këto para? Askush ska mundur të zbulojë një akt penal. Ska si të marrësh një vendim kundër dikujt kur se provon dot, por gjykata ka pasur në dorë ta zvarriste vazhdimisht.

Kur keni qënë në dijeni të një pafajësisë pse patët frikë?
Unë kam pas frikë për njerëzit e mi që më rrethonin, për shqetësimin e tyre. Nuk ka qenë e thjeshtë, u largova nga një grup i mazhorancës ku isha me një influencë të madhe dhe dola në opozitë pa pasur në krahë as PS. Bëra armik kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit dhe skisha mbështetjen as të PS. Lorenc vangjeli është një nga analistët e vetëm që e shqyrtuar cështjen time fletë për fletë, ka qenë pasqyrim i një pune 1 vjecare e imja. Dhe më tha që në këto 12 volume ska asnjë akuzë, flitete vetëm për pafajësi ndaj teje dhe më vonë bëri dhe një artikull.

Keni pasur oferta për tu korruptuar?
Me ligj një minsitër nuk mund të merret me biznes të drejtpërdrejt kur është në detyrë. Sekuencat në këtë video të cilën e kam xhiruar vetë, nuk bëhej fjalë për një biznes ku përfshihej Dritani apo Leonardi por për të mbështetur një biznes. Unë nuk dua të qëndroj shumë në këtë pjesë, por absolutisht një person që është në detyrë përballet me oferta. Nëse do ti kasha vendosur si prioritete, sot do isha akoma ministër, anëtar në LSI, mik me Ilir Metën, për shkak se sdoja të përfshihesha në pazare dhe afera korruptive jam këtu ku jam. Jam këtu sepse dua më shumë fëmijët e mi dhe familjen time sesa disa aleatë politikë. Për 1 vit që kam punuar si ministër janë bërë 4 kontrolle, të gjitha materialet pavarësisht se janë bërë me tendencë për të kapur dicka kundër meje, të katërta skanë shkruajtur asnjë paragraf kundër meje.

I pafajshëm është edhe Ilir Meta?
Ditën kur jam larguar nga detyra Berisha ka bërë një rezyme të punës time, të njëjtën gjë ka bërë edhe Ilir Meta, ndërsa kur fillova ti godas më pas filluan me termat pazarxhi, etj.

I pafajshëm është edhe Ilir Meta në një vendim 5 me 0, keni ndonjë koment?
Ditën kur jam larguar nga detyra Berisha ka bërë një rezyme të punës time, të njëjtën gjë ka bërë edhe Ilir Meta, ndërsa kur fillova ti godas më pas filluan me termat pazarxhi, etj. Ilir Meta është I pafajshëm, foli gjykata, vendimi duhet respektuar. Me provat që kishte gjykata nuk arriti të fajësonte zotin. Meta për akuzat që bëra unë. Unëe realizova detyrën time, në momentin që ka folur gjykata duhet respektuar.

Ishte një pazar i prishur me zotin Meta?
Po të ishte i tillë do isha akoma në qeveri. Jam këtu se sdoja të bëhesha pjesë e disa gjërave që s’bëheshin.

Ishte e montuar videoja?
S’e ka thënë asnjë ekspert, as gjykata, ska pasur as ndërhyrje as montim. Ekspertët thanë se mund të ketë pasur ndërhyrje në audio. Unë smund të merrja përsipër dicka të tillë vetë, se kam bërë kurrë.

Miqësia juaj me Ilir Metën, kur u prish?
Në atë moment që e morën vesh gjithë shqiptarët u prish miqësia jonë, nuk është prishur prej meje, unë kam reaguar vetëm në vetëmbrojtje. Këto gjëra ndodhin në politikë, unë sjam bërë pishman për cfarë kam bërë, unë skam ndikuar negativisht për të prishur relatat me të, kam qëndruar pothuaj 10 vjet me të, jam bashkëthemelues I LSI, kemi punuar dhe bërë gjëra shumë të mira bashkë. Nuk mund të errësohen 10 vjet bashkëpunim me disa momente që prishën dhe errësuan marrëdhënien tonë. Momentalisht kemi normalizim marrëdhëniesh, kam arritur të takohem me Metën pas kësaj, që gjithë miqësia sduhej të hidhej poshtë për dicka të tillë. Unë nuk bashkohem politikisht me të, skam në plan të kthehem në LSI, por marrëdhëniet njerëzore I sjellin normalitet edhe familjes. Është forcë të tejkalosh problemet e së shkuarës. Por skemi më lidhje politike me njëri-tjetrin. Jemi takuar rreth dy herë me njëri tjetrin pas mbylljes së këtij kapitulli. Cështja e rregjistrimeve ka marrë fund përgjithmonë. Skam ndërmend më të përfshihem në këto cështje.

Keni deklaruar se keni video të tjera?
Unë në politikë kritikohem për sinqeritet të tepërt, jo për bllofe dhe mashtrime. Cështja e videove është mbyllur, ska më dhe sdo të ketë.

Si ka qenë qendrimi i Berishës?
Ai e ka konstatuar vetë që unë i kam dorëzuar një video të tillë. Më ka rekomanduar të mos e publikoj.Pas publikimit të videos marrëdhëniet e mia me berishën janë ndërprerë përfundimisht.

A u përdor videoja për të sulmuar Metën dhe për këtë krijuat aleancë me Ramën?
Unë smendoj se ngjarjet e 21 janarit erdhën nga një video e Metës, situata politike ishte shumë e tensionuar. Patëm një grevë urie të opozitës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Videoja ishte një spunto më shumë, pavërsisht kësaj një lloj konfrontimi qeveri opozitë do të ndodhte.

A ju përdori ju opozita?
Mua smë ka përdorur askush, nëse unë dua ti shërbej një force politike, sic e kam bërë së fundi me PS e bëj vetë.

A ishte videoja që shkaktoi viktimat në 21 janar?
Jo kjo është një natyre kriminale që sduhet të ketë lidhje me shtetin.

Keni qenë ndër të parë që keni deklaruar aleancën me Berishën?
Nuk ka pasur marrëcveshje parazgjedhore, ne shpresonim në një mazhorancë të majtë, ky ka qenë vullneti I LSI para dhe pas zgjedhjeve. Veprimi im kishte të bënte me procesin e administrimit të numërimit të votave në Fier, vura re që votat tona po ndaheshin hapur në tavolinë mes forcave politike, kur pashë zellin e madh të PS, bëra një deklaratë të tillë. Sa e kam bërë deklaratën më ka telefonuar Sali Berisha. I thashë të udhëzojë komisionerët e PD të mos vjedhin votat e LSI. Ishte e pamundur numerikisht koalicionime PS, nëse do ksiahmundësi të kthehesha në kohë sdo ta bëja më kurrë veprimin që bëra. Por di të themse nëse sdo ishte krijuar kjo qeveri shqiptarët sdo të kishin sot viza. Procesi i integrimit nuk ka ecur mirë edhe LSI nuk ka luajtur një rol pozitiv.

Patët rol në koalicionin me PD?
Kam pasur rol kryesor, kam negociuar në të gjithë marrëveshjen me Kryeministrin Berisha.

A ju përdori ju opozita?
Mua smë ka përdorur askush, nëse unë dua ti shërbej një force politike, sic e kam bërë së fundi me PS e bëj vetë.

Mendoni se ndihma që i kërkuat Berishës shpëtoi vizat apo mandatin tuaj në Fier?
Mandati im nuk është lëkundur asnjë moment, lufta ishte për të marrë dy mandate në Fier, Berisha ndërhyri në fund. Me elektoratin tim në Fier kam marrëdhënie shumë të mira, shumë të dashura. Elektorati im ka qëndruar në mbështetjen time, në zgjedhjet lokale të 2011 pavarësisht se jo zyrtarisht në PS i kërkova Ramës mbështetje në disa komuna, të gjitha që ishin marrë nga LSI humbën dhe i kaluan PS, kjo do të thotë se kam ndikim në elektorat.

Ku i gjeni paratë që bëni bamirësi?
Cdo njeri në kushtet e mia, nëse do të ndihmojë I gjen mundësitë, kam dhënë nga pasuria ime. Kam shfrytëzuar edhe të huajt për të ndihmuar. Kam bërë para 10 vjetësh një operacion në Itali dhe unë u bëra mik me të, ky doctor ka 10 vjet që ndihmon një familje me jetimë në Fier duke i derdhur 200 euro në muaj në llogarinë bankare.

Ku do të pozicionoheni?
Unë jam në opozitë, nuk jam pjesë e PS. Në dëshirën timë është ti bashkohem grupit të PS, por ky është një process, pasi sic kam dashamirës kam dhe kundërshtarë në PS për shkak të situatave.

Zoti Rama j’ua ka falur akuzat?
Edhe m’i ka falur edhe ja kam falur.

A është morale kjo?
Nuk jam ndier mirë në disa përballje të drejtpërdrejta me zotin Rama, kam këmëngulur kur jam takuar me të ti sqarojmë këto cështje dhe ka qenë këmbëngulja e tij për ti lënë pas. Jem 1 në një vend ku ka shumë urrejtje. Sulmet e mia ndaj Ramës kanë ardhur në një kohë kur ai nxirrte 5 deputetë për shitjen e disa aksione të miat në Fier. Këto i përkasin të shkuarës. PS ka nevojë për një klimë bashkimi dhe solidariteti brenda PS dhe opozitës. Nëse sdo kishte mungesë solidariteti ajo do ishte ende në pushtet. Nëse në zgjedhjet e 2013 nuk do ti bëjë të gjithë solidarë me njëri tjetërin do të jetë vështirë. Zoti Rama ka të dretë kur thotë se do të lërë pas të kaluarën, të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar Sali berishën. Jam në opzitë dhe në 2013 do të jem kundër Berishës. Unë jam i majtë. Pas njohjes nga afër të zotit Berisha jam më se i bindur se në 2013 do të jem me PS ose përkrah saj, por brenda të majtës.

Koalicionet e 2013, si mendoni se do jenë?
Ka një periudhë të gjatë që s’jam pjesë e LSI dhe s’mund të flas me siguri por mund të them se një koalicion me PD zvogëlohet, me PS rritet por s’e di në do jetë në interes të PS pasi mund ti zvogëlohen votat.Me PDIU mund të ishte zgjidhja më pozitive, mund të ketë interes më të madh. Në Fier pas largimit tim votat janë përgjysmuar, nëse bashkohen me PDIU përsëri mund të merret 1 deputet, e merr LSI apo PDIU duhet parë.

Kush do mbajë përgjegjësi nëse humbet sërish PS?
Është një përgjegjësi kolegjiale.

C’rrezik do kishte nëse Berisha merr një mandat të tretë?
Kemi degjenerim të pushtetit në mandatin e dytë të PD. Kemi arritur deri në atë pikë sa kushtëzohen të drejtat e qytetarëve.PS s’ka pasur asnjëherë simptomat e PD. PD ka kapur shtetin, i ka mbetur vetëm Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit, një shembull ishte edhe kundërshtimi I arrestimit të gardistëve. Kur ishte PS në pushtet presidentin ja dha PD. PS ka pasur problem me korrupsionin por ka pasur një qeverisje më të mirë. Ajo që po ndodh sot në qarkun e Fierit s’ka asgjë të përbashkët me një shtet ligjor dhe demokratik. Sot që flasim PS ka 11 këshilltarë më shumë se PD. Unë jam i shokuar, policia s’lejon mbajtjen e mbledhjeve të qarkut, kur vjen një situatë të tillë duhet patjetër rotacion politik. Nuk është cështje periferike është cështje e shtetot ligjor. Të kalohet projektligji i gjykatës së lartë, kur s’respektohen vendimet e saj. S’ka rast më flagrant të një diktature. Kjo bëhet në favor të zgjedhjeve të ardhshme ku do eksperimentohet numërimi elektronik. Edhe prefekti është i mazhorancës dhe s’ndërhyn se ka fjalën më të madhe se ligjin.

Kemi deklarata e PD se s’do diskutojë për Fierin?
Ata po përpiqen ta kompleksojnë zotin Rama. Ai duhet t’i qëndrojë fort kësa cështje. Pozicioni i tij është parimor, për shtetin ligjor, është më e rëndësishme kjo sesa të votojmë një ligj më shumë.Kushti kryesor i BE është shteti ligjor.

Cfarë masa duhen marrë në sistemin e drejtësisë?
Është një pyetje që kërkon diskutim të gjatë. S’mund të bëjmë ndërhyrje në drejtësi dhe të harrojmë segmentet e tjera të korruptuara. Zgjidhja është rotacioni, ka dështuar koalicioni PD-LSI. Duhet një mazhorancë e re, një program i ri politik. Nëse është i gjithë trupi i sëmurë ,s`mund të shërojmë vetëm një dorë dhe të lëmë pjesën tjetër.

Zgjidhja janë zgjedhjet, ka garanci opozita se këto zgjedhje do jenë të lira dhe të ndershme?
S’besoj se ka garanci, opozita duhet të mobilizohet për të brojtur zgjedhjet. Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron. S’kam besim se porositë e ndërkombëtarëve do zgjidhin situatën që kemi ne.

Identikiti i parlamentitit të ri, si e parashikoni?
Zoti. Rama ka deklaruar se ka një grup parlamentarësh solid, s’besoj se do ketë ndryshime, për PD s’jap dot një opinion, s’e njoh gjëndjen e tyre të brendëshme.

A keni patur oferta nga partitë e reja për tu bërë pjesë e tyre?
Kam pasur disa oferta nga partitë e reja parlamentare dhe jo. Dëshira imë është që të jem pjesë e opozitës. Më pëlqen ideja e zotit Brace, që strukturat e partisë të zgjedhin deputetet dhe sesi mund të renditen ata në lista. Do ishte dhe e lehtë për Ramën që të shmangte përcarjen mes depuetëtve, do ishte shumë më demokratike, dhe është një mundësi reale për të mos para të njëjtat fytyra, që I do kryetari por s’i do elektorati. Do ishte një mundësi e mirë uniteti për PS.

Pse i ndryshon shpesh LSI Ministrat e Ekonomisë dhe Energjitikës?
Pyetje tjetër. Për përmirësimin e punës.

Një opinion i fundit për videon tuaj me Metën?
Po jua përsëris se s’keni për të gjetur një deputet që merr përsipër një kurajo të tillë. Nuk kam pse merrem me një cështje për të cilën drejtësia ka folur.

Keni qenë Ministër i energjisë, cpo ndodh mes qeverisë dhe CEZ?
Të gjithë këtë histori të dhimbshme po e paguan konsumatori shqiptar, paguan cmimin më të lartë në rajon. U bë me një optimizëm të madh privatizimi, u shpall histori suksesi, s’kishim arsye në fakt të mos e besonim dicka të tillë për pozicionin që kshte kjo kompani. Atëherë ka pasur dy oferta, ishte një nga CEZ dhe një tjetër italiane, por meqë sekseri i CEZ ishte Fasllic fitoj CEZ. Është një histori dështimi i plotë, CEZ po bën ato gjëra që sishin mednuar se mund të bëheshin në Shqipëri. Ky është një treg I rregulluar dhe jo i lirë, ERE ka të drejtë të rregullojë gjithcka deri tek rrogat që jep kompania. CEZ me cfarë kuptoj unë është duke u larguar nga Shqipëria, ka kërkuar dy kompani, po kalojnë në mënyrë fictive paratë për ti transferor drejt Cekisë dhe kjo po ndodh në dritë të diellit. Dikur i kam denoncuar këto kompaniqë ka qenë e lidhur me Ministrinë e Financave. Në asnjë rast s’mund të ketë kompani që mbledh borxhin që të ka qeveria, ajo duhet ta paguajë dhe ska nevojë për sekser. Prokuroria duhettë hetojë, aty preket cdo shqiptar. Nuk duhet lejuar abuzime të këtij niveli.Pavarësisht se kompania është private aty ka interesa publike.

Privatizimi i Albetrol, si ju duket?
Është një cmim fantastik, por duke njohur procesin kam dyshime të forta që s’po shkon mirë është, duke u minuar. Qeveria ka nxjerrë në shitje asete të pahipotekuara, asete jo të vetat. I thua që do marrësh kaq puse dhe asnjë nuk është e Albetrol. Nuk ka pronësi mbi astetet, kompania kur t’i jep këto lekë do t’i vëjë mbi emrin e vet këto asete. Ka probleme të mëdha në negociim , nuk besoj se do ketë sukses.

Denoncimet për naftën Virxhin, cfarë ndodhi?
U arrestuan rreth 14 veta, ka qenë një ndër historitë më të suskseshme të Prokurorisë, një pjesë janë dënuar. Prokuroria ka gjetur cdo gjë që unë kam bërë akuza, pavarëssiht veprës penale ishte evazion fiskal apo shkatërrim ambient. Prokuroria e zgjidhi këtë cështje.

Si e komentoni zhdukjen e mistershme të bashkëpunëtorit tuaj Eduard Belegut?
Zhdukje e cuditshme. S’të jap dot asnjë përgjigje, shteti s’e morri asnjëher seriozisht cështjen e tij.

A jeni i pasur?
Nuk jam i pasur , kam shumë borxhe ndaj bankave, por s’më mungon gjë. Tërheqjen nga politika e mendoj shpesh, por s’kam marrë akoma ndonjë vendim, do insistoj për hir të investimit që kam bërë , aftësive të mia, votimit në elektorat. Nëse s’do jem në PS nuk besoj se do përfshihem në particka, ka mundësi të largohem, do tërhiqem në jetën time.
Shtuar më 13/11/2012, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori