Prifti del nga Prokuroria: Dorëzova videon origjinale
Ish- ministri i Ekonomise, Dritan Prifti pas daljes nga prokuroria e Tiranës ka deklaruar se ka dorezuar atje videon origjinale, kasetën e plotë me pamjet filmike duke pohuar se do të jete në dispozicion të Prokurorisë.

Prifti u thërrit nga Prokuroria per çështjen me te debatueshme te momentit, ate te videos ku zëvendëskryeministri Ilir Meta shfaqet në një dialog me të për disa tendera.

Dritan Prifti reagoi ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate ku theksonte se videoja e transmetuar në media ku shfaqet ai dhe zoti Meta nuk është e montuar.
Shtuar më 13/01/2011, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori