Prifti akuzon rende Ramen: Ai pi droge
Albeu.com
Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti i ka cilësuar si shpifje akuzat e socialistëve ne lidhje me deklarimin e pasurisë së tij duke pohuar se faktet janë manipuluar dhe se pasuria e tij mund vërtetohet.
Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë ai pohoi se kreu i PS-së Rama konsumon 3 mijë euro drogë në ditë.
"Kanë dalë shpifje në lidhje me deklaratën time të pasurisë pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë. Pas deklaratës janë manipulur faktet duke u folur për abuzime", tha Prifti.

Ministri pohoi se janë shitur 30% të aksioneve që familja e tij ka pasur në një kompani, biznes i filluar në 2007-ën kur ai ishte në opozitë.
"Por PS thotë se unë nuk i kam deklaruar këtë aksione, gjë që unë e kam bërë në deklarimin e pasurisë në 2008-ën. Deklarimet origjinale të 2008-ës janë në dosje, çka vërteton se ajo çka thotë PS është vetëm dashakeqësi. Mund të bindeni se po shpifni", tha ai.

Prifti theksoi se nga shitja e aksioneve ka marrë 500 mijë euro, ndërsa shuma 1.5 mln euro do merret në një hark kohor prej 2 vjetësh. Ministri theksoi se i shiti këto aksione për të qenë korrekt me ligjin. "Aksionet janë shitur me vlerë më të ulët se sa vlera minimale, nënvizoi ai.

Ministri i Ekonomisë akuzoi kreun e PS-së Rama se nuk ka bërë deklarim të pasurisë së tij. Sipas tij nuk ka shqiptar që e beson se Rama s'ka shtëpi . Prifti lëshoi akuza të ashpra ndaj kryesocialistit . "3 mijë euro Ramës i bën vetëm substanca që ai merr me hundë", tha Prifti.
Ministri kërkoi që të hetohet pasuria e Ramës që nga vila në Durrës tek qindra apartamente që ka në Tiranë.
Shtuar më 15/07/2010, ora 12:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori