Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, plagoset shoferja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës – Tiranë, ku makina ka dalë jashtë rruge.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2020, rreth orës 08:35, në autostradën Durrës – Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen I.V., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.07.2020 07:44