Priebe: Nuk ka kuptim që çështja e statusit të Kosovës të shtyhet
Albeu.com
Reinhard Priebe, Drejtor i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor tha dje në Uashington se çështja e Kosovës është një çështje ku qendrimi i Bashkimit Evropian është i njëjtë me atë amerikan, pra që zgjidhja e statusit përfundimtar duhet të bëhet shumë shpejt.Ai tha se nuk ka kuptim që zgjidhja e këtij problemi të shtyhet. Ka një parapëlqim për një zgjidhje me bisedime, por nuk duket se një zgjidhje e tillë është e mundur, prandaj do të duhet të gjendet një zgjidhje tjetër, tha zoti Priebe.

Cilado që të jetë zgjidhja, tha ai, Bashkimi Evropian, do ta trajtojë Kosovën si pjesë të procesit të asocim stabilizimit që do të thotë se standardet e Bashkimit që kërkohen për vendet e tjera do të kërkohen edhe për Kosovën. Ka rëndësi, tha zoti Priebe, që statusi të ketë një farë qartësie.

Menjëherë pas statusit, të gjithë donatorët do të duhet të mblidhen për të punuar lidhur me sfidat jashtëzakonisht të mëdha që kanë të bëjnë me ndihmën e huaj për Kosovën, tha Priebe.

Zoti Priebe i bëri komentet në ditën e dytë të konferencës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Mundësitë për Investime në Evropën Juglindore.
Shtuar më 07/10/2006, ora 13:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori