Përgënjeshtrimi i policisë/ Gomonia e kapur në Bari nuk ishte nisur nga Shqipëria
U raportua më herët gjatë ditës se një gomone me drogë ishte nisur nga Shqipëria për në Bari, por këtë burim e ka hedhur poshtë policia. Lidhur me këtë rast, Policia e Shtetit ka hedhur poshtë lajmin e mediave italiane, se gomonia me 700 kg marijuanë, e kapur në Bari, ishte nisur nga Shqipëria.

Sipas policisë shqiptare, nga hetimi rezulton se gomonia është nisur nga brigjet e Barit dhe është kthyer sërish në Bari.

Duke qëndruar në të njëtën linjë, sipas policisë shqiptare, veprimtaria hetimore është e përqendruar në territorin italian dhe grupi kriminal është i përbërë nga shtetas italianë.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit shqiptar sqaron se “repartet operative italiane, konkretisht karabinierët e Nuklit Operativ, të mbështetur nga Nukli aereomobil i Komandës Provinciale të Barit dhe Nuklit të 6-të të Helikopterëve si edhe nga Kapiteneria e Portit të Guardia Kostiera të Barit, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit italian me iniciale Colasuonno.R, 64 vjeç, me precedentë penal, si trafikant lëndësh narkotike. Autori u kap në flagrancë me gati 700 kg marijuane, e paketuar në 28 pako. Gomonia u bllokua në Torre a Mare, në Bari, Itali”. /albeu.com/


Shtuar më 25/10/2016, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori