E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
PËRGJIMET/ Polici këndon himnin në komision, irritohen deputetët(VIDEO)
Sot është zhvilluar Komisioni Parlamentar Hetimor për çështjen e përgjimit dhe pjesë e saj ka qenë edhe oficeri i policisë, Eltion Xhelili. Ai është i akuzuar se ka futur paisjen e përgjimit në ambientet e burgut.

Xhelili u fut me një veshje të pazakontë për të dëshmuar ditën e sotme në komision. Ai kishte veshur një këmishë të kuqe me shqiponjën e zezë në gjoks, dhe flamujt e BE-së dhe SHBA-ve në dy prej mëngëve të tij.

Pasi i tha Flamur Nokës se trajnimin për përgjimet e ka bërë në kohën kur ai vetë ishte ministër i Brendshëm, Xhelili ka vendosur himnin shqiptar në telefon dhe ka nisur të këndojë, shkruan Report TV.

Deputeti Flamur Noka është irrituar dhe ka thënë: “Ky është një shou”, duke dashur të mbyllë seancën./albeu.com/

Shtuar më 25/01/2017, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori