Superliga nis projektin, e prezanton Agnelli

Superliga rikthehet në skenë. Kjo javë mund të jetë vendimtare për të ndryshuar rrjedhën e marrë disa muaj më parë.

3 klubet që janë ende publikisht në projekt -Real Madrid, Barcelona dhe Juventus kanë javë që punojnë për një format më të hapur dhe që nuk përballet aq shumë me opinionin publik.

Siç njofton Telegrafi dhe konfirmon AS, në këtë drejtim mund të ketë lajme të rëndësishme në ditët në vijim.

Të enjten, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, pritet të flasë dhe të ofrojë më shumë detaje rreth Superligës së re, e cila që nga vjeshta e kaluar vendosi të bëjë një kthesë të plotë.

Që atëherë, Superliga ka punuar me një kompani angleze marketingu dhe marrëdhëniesh me publikun për të ripërcaktuar strategjinë. Ndryshimi kryesor ka qenë kontakti me më shumë klube, jo vetëm disa, të cilat ai i sheh si thelbësore në përpjekjen për të thyer “monopolin” të UEFA-s në garat evropiane të klubeve.

Ndërkohë që strategjia po ripërcaktohet, mosmarrëveshja ligjore vazhdon në Gjykatën e Luksemburgut. Do të jetë kjo që do të vendosë nëse pozicioni i UEFA-s, siç pretendohet nga Superliga, është ai i “shpërdorimit të pushtetit” si organizator i turneut. Duhet mbajtur mend se një vendim gjykate e ka penguar tashmë UEFA-n që të vazhdojë me dosjen sanksionuese kundër Madridit, Barçës dhe Juventusit që kishte nisur për shkak të mos dorëheqjes së tyre nga Superliga. /albeu.com/


Shtuar 1.03.2022 12:44