Përfshihet nga flakët një makinë tek Komuna e Parisit
Një automjet është përfshirë nga flakët në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Komunës së Parisit në kryeqytet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ende zjarrfikësit, ndërsa gjatë kësaj kohe ishin banorët e zonës që janë përpjekur të neutralizojnë flakët.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar në njerëz, por vetëm dëme material.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për identifikimin e shkaqeve të zjarrit, që deri më tani mbeten të paqarta./Albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori