Përfshihet nga flakët baraka prej druri, digjet brenda e moshuara
Një e moshuar ka humbur jetën tragjikisht në Elbasan pasi baraka ku jetonte ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit, ku 80- vjeçarja Mike Zenollari jetonte në një barakë prej druri. Sipas policisë, dyshohet se baraka është përfshirë nga flakët si pasojë e një pakujdesie dhe zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.

E moshuara nuk ka mundur të dalë dot nga banesa dhe ka gjetur vdekjen, raporton “BalkanWeb”. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike./Albeu.com/
Shtuar më 22/11/2016, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori