Prezenca e OSBE-së ndan përvojën për alternativat ndaj dënimit me burgim
Një eksperte e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri mori pjesë në Kongresin e Parë Botëror për Dënimet Alternative, që u zhvillua nga Organizata Evropiane e Shërbimit të Provës, nga 8 deri më 10 tetor 2013, në Londër.

Alba Jorganxhi, nga Departamenti i Prezencës për Shtetin e së Drejtës dhe të Drejtat e Njeriut, bëri një prezantim të dënimeve alternative ndaj burgimit në Shqipëri dhe të ngritjes së shërbimit kombëtar të provës.



Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka luajtur një rol domethënës në krijimin e Shërbimit të Provës, në vitin 2009 dhe vijon ta mbështesë këtë institucion përmes veprimtarive që synojnë rritjen e kapaciteteve të tij, si dhe duke lehtësuar bashkëpunimin mes Shërbimit të Provës dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në aplikimin e alternativave të dënimit me burgim.
Shtuar më 11/10/2013, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori