Prezantohet plani strategjik për turizmin në Vlorë dhe Shkodër
Në prag të fillimit të sezonit turistik zv ministri i Brendshëm Ferdinand Poni kërkoi nga drejtuesit lokalë marrjen e masave për sezonin e ri turistik. Apeli i tij është bërë gjatë prezantimit të planifikimit strategjik të zhvillimit të turizmit të qytetit të Vlorës dhe Shkodrës.


Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe ambasadori Italian, Masimo Gaiani, dhe përfaqësueses të PNUD të cilëtvunë theksin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qëndror dhe atij lokal. Ky plan në këto dy qytete është realizuar me asistencen teknike të ofruar nga programi i PNUD-it, "Art Gold 2". /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori