Prezantohet Plani Kombëtar i Integrimit
Ambasadori i BE-së Etore Sequi u shpreh sot se për procesin e integrimit duhen vepra. Duke folur në një tryezë me temë “Prioritetet e integrimit në BE për vitin 2014”, Sequi tha se suksesi nuk vjen padashje, por me anën e ndryshimeve.

“Për mua është kënaqësi e veçantë t’ju inkurajoj për çdo hap që bën Shqipëria. Plani Kombëtar duhet të jetë dokument referues për administratën publike, përvoja ka treguar se planifikimi më i mirë nuk mund të përmbushë të gjithë ato gjëra, prandaj plani duhet të jetë një përpjekje dinamike. Ky është një plan strategjik e duhet të sjellë transformim të vendit”, tha Sequi.

Ambasadori apeloi për forcimin e shtetit të së drejtës, për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.


“Shqipëria duhet të bindë shtetet anëtare dhe qytetarët e saj se shteti i së drejtës këtu do mbretërojë shumë gjatë. Ecet përpara nëpërmjet meritave, me fjalë të thjeshta procesi i integrimit ka të bejë me punën në ekip, me punën publike. Shqipëria nuk duhet të bëjë kthim mbrapa për krimin, korrupsionin. Në qershor Shqipëria duhet të tregojë që ka marrë masa për shtetin e së drejtës, luftën ndaj korrupsionit, pasi BE do shikojë përpjekjet”, tha ai më tej. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2014, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori