Prezantimi i kandidatëve, skuadra e Berishës sot në Elbasan
Sali Berisha
Në vijim të fushatës zgjedhore, Partia Demokratika prezanton sot kandidatët për deputet në qytetin e Elbasanit. Përmes një njoftimi në Facebook, kryeministri Berisha fton qytetarët të jenë të pranishëm në sheshin e qytetit të Elbasanit.


“Qytetarë dhe qytetarë të Elbasanit, uragani i fitores do të jetë sonte në qytetin tuaj. Ju ftoj të gjithëve të festojmë sëbashku, në sheshin Gensher në ora 18:30, çeljen fushatës elektorale të fitores sonë të 23 qershorit! Përpara drejt Fitores!!!” shkruan Berisha.

Një ditë më parë ishte Partia Socialiste ajo që prezantoi kandiodatet e saj në këtë qytet. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2013, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori