Prezantimi i deputetëve, 'autobusi i Rilindjes' në Berat
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Beratit ku ka prezantuar kandidatët e kësaj force politike për deputet. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Rama deklaroi se ecuria e fushatës është më shumë sesa shumë e mirë, pavarësisht se ende nuk ka hyrë në tempin e vet më të lartë, por është me ritme të kënaqshme dhe me një impakt më të mirë nga çfarë, ekipi i marrëdhënieve me publikun në PS e kishin parashikuar për këtë fazë.


"Erjon Braçe është në vijën e parë të një pjesë shumë të rëndësishëm të frontit të betejës elektorale, në qarkun e Fierit. Ku njësoj si në qarkun e Beratit, ne synojmë të marrim maksimumin dhe do të marrim maksimumin. Për këtë arsye edhe Erjon Braçe gjendet aty, krah për krah, me Gramozin, me Eglantinën, me Armando Subashin, me Ilirjan Celibashin dhe gjithë skuadrën e Fierit. Ne jemi një skuadër kombëtare, ku secili është pozicionuar aty ku e kërkojnë interesat e përbashkëta të skuadrës dhe ku kërkon qëllimi i madh i një fitoreje që do të realizohet qark për qark dhe pastaj në të gjithë Shqipërinë", tha Rama.


Kandidatet e qarkut Berat
1. Fidel Ylli
2. Ermonela Felaj
3. Eduard Shalsi
4. Eduart Bejko
5. Artan Lame
6. Stavri Ceca
7. Erjon Kërri
8. Anila Agalliu
9. Alma Kule
Shtuar më 13/05/2013, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori