Pretendonte se ishte përdhunuar nga i vëllai, ja çfarë thotë policia
Policia e Tiranës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me arrestimin e 20 vjeçarit Agim D., në Kavajë, ku motra e tij pretedonte se ishte përdhunuar nga ai.

Jo vetëm kaq, por familjarët janë shprehur se ai kishte ushtruar dhunë mbi ta. Pas marrjes së informacionit mbi këtë akt të rëndë, i riu ra në pranga dhe në shtëpi iu gjet dhe një armë e cila u sekuestrua.

Por përkundër deklaratës së të miturës se është përdhunuar nga i vëllai, nga ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar se ajo nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. /albeu.com/

Shtuar më 10/01/2017, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori