Pretendoi se kompania gjigande e orëve i kishte kërkuar bashkëpunim, Gjuzi ngelet me gisht në gojë
Deputeti Kujtim Gjuzi mbrëmjen e djeshme ka folur për orën "Atlantik" që ai mban në dorë dhe e vendos vetëm për raste të veçanta, në të cilat nuk harron as ta ekspozoi.

Gjuzi madje ka thënë se kompania gjigante e prodhimit të orëve i ka kërkuar atij bashkëpunim, por ai nuk e kishte pranuar.

Dritare.net ka pyetur zyrtarisht kompaninë "Atlantic Watch" në lidhje me këtë kërkesë për bashkëpunim. Kompania është shprehur se jo që nuk i ka kërkuar bashkëpunim Gjuzit, por as nuk e njohin atë.
"I nderuar Isa Myzyraj!

Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për këtë person dhe ne nuk kemi një partner në Shqipëri. Por ne i shesim direkt online (Webshop).”, thuhet në përgjigjen e kompanisë. /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2019, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori