Pret damarët me brisk, i dënuari tenton vetëvrasjen në burg
Pëlqej
Një shtetas në burgun e Shën Kollit ka tentuar t’i japë fund jetës, duke prerë damarët me brisk rroje.

I dënuari me inicialet R.H 32 vjeç nga Fushë Kruja është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 17.03.2018, ne IEVP Shënkoll, shtetasi i dënuar R.H vjeç 32 banues në Fushë Krujë, i dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", në gjendje depresioni, ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës (brisk rroje), i cili pasi mori mjekim në spital u largua për te IEVP Shënkoll, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori