Pret damarët 40-vjeçarja në Gramsh
Një grua 40-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës, duke prerë damarët. Ndërhyrja e menjëhershme dhe dërgimi në spital, ka mundësuar shmangien e një tragjedie.

Sipas Policisë, depresioni ka qenë shkaku i këtij akti, ndërsa Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Gramsh:

Më datë 31. 07. 2018 në fshatin Cërujë , në banesë shtetësja E. K., vjeçe 40, në gjendje depresioni ka prerë me thikë damarët e dorës së djathtë, dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 e 22 i Kodit Penal.
Shtuar më 01/08/2018, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori