"Presion dhe terror nga Rama në Drejtorinë e Doganave për përmushje plani"
Në adresën e ish-kryeministrit Berisha, një qytetar ka denoncuar presionin dhe terrorin që është ushtruar nga Rama në Drejtorinë e Doganave.

Pas vizitës së kryeministrit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në 12 janar 2016, duket se atje ka nisur terrori dhe presioni psikologjik mbi punonjësit për të përmbushur planin.

"Qytetari dixhital denoncon terrorin qe ushtrohet ne Dogana pas kercenimeve te fundit te piktorit deshtak per fshese te hekurt te partise, ne rast se nuk realizojne planin!

Dihet se doganat, per shkak te kontrabandes qeveritare, shkaterrimit masiv te bizneseve, u zhduken si te ardhura 320 milione euro. Piktori deshtak don te mbushe gropen e falimentimit te tij me supergjoba dhe falimentim te sigurt te bizneseve!

"Mirmengjes zoti Berisha. Nese keni mundesi, ju lutem ngrijeni shqetesimin per doganat, te cilat pas kercenimeve te zotit Rama, per arritje plani, po bejne terror me bizneset, duke vene gjoba marramendese.

Biznesi ndodhet ne veshtiresi. Biznesi fason, siç e dini, vepron me autorizime te veçanta te regjimeve doganore. Prandaj, gjate vitit 2014, jane importuar lende te para te cilat kane pasur takse doganore, dhe ne rastin kur keto mallra hyjne pa certifikate eur.1 (certifikate origjine) duhet te dalin pa certifikate qe te mos paguajne kete takse dhe e anasjellta.

Mirepo, per gati 1 vit ndoshta dhe me shume, importet pa certifikate eur.1, ne eksport jane pajisur me certifikate, deget doganore nuk jane interesuar per kete problem, pavaresisht se biznesi figuronte debitor gjate gjithe kohes, nuk kane paralajmeruar, as terhequr vemendje, as njoftuar, e as kerkuar per shlyerjen e ketyre detyrimeve ne kohe reale.

Sot biznesi perballet para ketij fakti: vendime gjobash, te cilat jane hartuar ne kete menyre: jeni debitor per nje shume te caktuar parash, si detyrim principal dhe nje gjobe 3 fishin e ketij detyrimi principal.

Psh: 800.000 leke detyrim dhe 2.400.000 leke, pra nje total prej 3.200.000 lekesh te reja per tu paguar. Nuk jemi te qarte sesi do vazhdohet me ekzekutimin e ketyre vendimeve.

Shpresoj te jem shprehur qarte. Ju uroj mbremje te kendshme", përfundon mesazhi në Facebook-un e Berishës. /albeu.com/

Shtuar më 23/01/2016, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori