"Presim 10 000 veta"! Dalin pamjet para mitingut të Ramës në Vlorë
Partia Socialiste ka zgjedhur Vlorën si stacionin e fundit të fushatës elektorale për 30 qershorin.

Mësohet se shtabi elektoral ka vendosur përgjatë “Lungomares” 10 000 karrige, duke synuar arritjen e një pjesëmarrjeje më të madhe krahasuar me mitingun përfundimtar të socialistëve për zgjedhjet qendrore të vitit 2017.

Në qarkun e Vlorës, PS-ja përfaqësohet nga kandidatura e Dritan Lelit, i cili është në kërkim të një mandati të dytë në garën përballë pretendentes nga Partia “Bindja Demokratike”, Valbona Mezini.

PD ndërkohë është duke u përgatitur për zhvillimin e një proteste pranë vendit ku tubohen Rama dhe të tijtë.
Shtuar më 28/06/2019, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori