Presidentja kroate që "çmendi" botën mahnit ma pamjen në Shqipëri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç është një ndër presidentet më bukuroshe në botë.

Ajo është vënë në qendër të vëmendjes falë pamjes së saj por edhe përkushtimit për skuadrën kroate të futbollit.

Ditën e sotme Kitarovic ka qenë prezente në parlamentin e Shqipërisë ku mbajti një fjalim.

Sigurisht që pamja e saj ishte ajo që ra në sy tek deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo kishte zgjedhur të vishej me të zeza dhe serioze.

Pantallona të zeza dhe me xhaket po të zezë e cila kishte disa lule të vogla për ta thyer paska ngjyën e errët.

Fjala e Kitaroviç në Kuvend:

Sot si një komb i ri, energjik dhe me njerëz të zellshëm të angazhuar ndaj vlerave demokratike perëndimore, Shqipëria ka perspektiva të shkelqyara dhe është mjaft e rëndësishme të theksohen shembujt pozitivë dhe BE duhet ti vlerësojë ata për këtë gjë.

Do doja t’ju përgëzoja dhe për vendimin e Këshillit i cili i ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria. Kjo është në rrugën për çeljen enegociatave në qershor të 2019.

Për këtë arsye në vitin që vjen është mjaft e rëndëishme të sigruohet një bashkim kombëtar për çështjet strategjike me qëllim që të ruhet motivimi për reformat.

Në këtë kontekst duhen pranuar dhe njohur reformat që Shqipëria ka bërë deri më sot, veçanërisht ato në fushën e gjyqësorit.

Është mjaft e nevojshme të theksohet rëndësia e vettingut i cili do të rrisë besimin në institucionet gjyqësore që përvbëjnë dhe bazën e pushtetit ligjor. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori