Presidenti Topi vizite dyditore ne Turqi
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, është nisur sot për një vizitë dy ditore në Turqi, me ftesë të homologut turk Abdullah Gyl.Në ditën e parë të vizitës, Kryetari i Shtetit do të takohet me homologun Abdullah Gyl, me Kryeministrin Tajip Erdoan, me Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Koksall Toptan, ku do të jetë i pranishëm edhe në seancën plenare të Parlamentit turk.

Në axhendën e Kryetarit të Shtetit përfshihen gjithashtu edhe takime me biznesmenë turq dhe shqiptarë, përfaqësues të dhomave dhe institucioneve me karakter tregtar, autoritete lokale dhe do zhvillojë një vizitë të veçantë në Universitetin e Bosforit.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësues të shoqatës së vëllazërisë turko-Shqiptare.
Shtuar më 26/11/2008, ora 16:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori