Presidenti Topi uron shqiptarët, harmoni dhe dialog për të gjithë
Presidenti Bamir Topi pas vizitës së tij në Komunitetin Mysliman, nëpërmjet mediave ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit. Për mediat presidenti theksoi se kjo festë ishte aq e bukur sa edhe dita e sotme.

"Uroj të gjithë besimtarët myslimanë, të gjithë populit shqiptar gëzuar festën e Kurban Bajramit. Ashtu siç i thashë edhe kreut të komunitetit mysliman Selim Muça për këtë festë kemi edhe këtë ditë të bukur, bashkë me bekimin e Zotit pasi e ka bërë këtë ditë nëntori si verë për të demonstruar atë që simbolizon këtë ditë” - u shpreh ai për madiat pas takimit që pati me kreun e këtij komuniteti.

“Mesazhi im për të gjithë besimet, të kenë harmoni dhe dialog dhe të ndërtojnë vetëm vepra të mira” përfundoi kreu i shtetit./albeu.com/

Shtuar më 06/11/2011, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori