Presidenti, Topi për një proces transparent
Presidenti Bamir Topi ka pritur nje delegacion të grupit parlamentar për marrëdhënet e Gjermanisë me shtetet e EJL, të kryesuar nga Peter Vajs, Kristel Apah Kasan dhe Andreas Lamel. Delegacioni është duke zhvilluar një vizitë informuese në vendet e Ballkanit Perëndimor, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë.

Presidenti informoi delegacionin me hapat e ndjekura për procesin integrues të Shqipërisë, ku vuri theksin tek reforma zgjedhore, parlamentare dhe procesi i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

"Një rol kyç gjatë gjithë këtij procesi luan edhe institucioni legjislativ dhe veprimtaria e tij parlamentare, sidomos aktualisht gjatë synimeve për realizimin e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent për ti dhënë vendit garantuesin e ekuilibrave dhe të pavarësisë së institucioneve kushtetuese", është shprehur Topi.

Deputetët gjermanë vlerësuan rolin kyç të Shqipërisë në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon drejt integrimit në strukturat euro atlantike.
Shtuar më 31/05/2012, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori