Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Presidenti Topi nis sot perpjekjet per zgjidhjen e krizes
Albeu.com
Dita e sotme pritet te jete starti i negociatave te presidentit Topi me dy kreret e partive kryesore per zgjidhjen e krizes politike ne vend. Kanë mjaftuar deklaratat publike të të dy drejtuesve politikë që pranojnë të ulen ...... në negociata me mediator Presidentin Topi, që ky i fundit të nisë përpjekjet për të kontaktuar me secilin prej tyre. Nga institucioni kryesor i shtetit ende nuk ka ndonjë informacion për biseda konkrete me Ramën e Berishën, veç faktit që drejtoria e shtypit të Presidencës njoftoi dy ditë më parë se, “në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”. Gazeta Shqiptare ben te ditur se dita e parë e javës mendohet se do të sjellë lëvizje në këtë drejtim. Ende nuk dihet se sa Presidenti Topi do të arrijë të bindë para uljes në tryezë, krerët e dy partive kryesore politike të tërhiqen dhe të lëshojnë pe nga kushtet që kanë, njëri për hapjen e kutive dhe tjetri për të mos e lejuar këtë. Gjatë ditëve të fundit, kryetari i PS-së ka përsëritur se nuk heq dorë nga hapja e kutive dhe do të ulet në tavolinë pikërisht për të arritur këtë gjë. Ndërsa kryeministri Berisha deklaroi prerë se, “kutitë nuk hapen”. Asnjëri prej tyre nuk ka treguar një rrugë të mesme se si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje për t’i hapur rrugën dialogut, duke lënë përshtypjen e dështimit të bisedimeve ende pa filluar.

Ndërkombëtarët

Nga ana tjetër do të jetë edhe faktori ndërkombëtar, i cili ashtu si edhe në fundjanarin që shkoi, edhe në këtë fillimshkurti nuk ka rreshtuar për asnjë ditë së kërkuari vendosjen e një dialogu. Sipas deklaratave të tyre, një dialog i shpejtë do ta shpëtonte Shqipërinë nga një “ndëshkim” i mundshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. (news24)
Shtuar më 08/02/2010, ora 15:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori