Presidenti Topi drejt Italisë për vizitë pune
Pëlqej
Presidenti Bamir Topi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u nis sot për një vizitë pune treditore në Itali, me rastin e “Ditës së 28-të Ndërkombëtare të Paqes, Kulturës dhe Solidaritetit”, e cila zhvillohet në kujdesin e institucioneve të Republikës italiane.

Sic ben te ditur zyra per shtyp e Presidentit, në këtë veprimtari, Kryetari i Shtetit është i ftuari i nderit i Qendrës së Studimeve “Xhuzepe Donati” në Pistoja, e cila, në një ceremoni solemne, do t’i dorëzojë Presidentit shqiptar “Çmimin Ndërkombëtar të Paqes”. Fjalën e hapjes së kësaj ceremonie do e mbajë Zëvendëspresidenti i Senatit italian, Vanino Kiti, me të cilin Presidenti Topi pritet të ketë një takim.

Te njejtat burime saktesuan se në kuadër të vizitës në shtetin fqinj, Presidenti i Republikës do të ketë takime të veçanta pune dhe me Kryetarët e Bashkisë së qyteteve të Pratos, Roberto Çeni, të Pistojas, Renco Berti, po ashtu me përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, si dhe me Presidentin e Rajonit të Toskanës, Enriko Rosi. Gjatë kësaj vizite në vendin fqinj, Presidenti Topi do të pritet nga Kryetari i Bashkisë së qytetit të Androdokos, Mauricio Faina. Në praninë e tij dhe të përfaqësuesve të tjerë vendorë, Kryetari i Shtetit, në shenjë respekti dhe përkujtimi do të vizitojë Muzeun që mban emrin e nderuar të piktorit të madh shqiptar, Lin Delija.
Shtuar më 20/11/2010, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori