Presidenti Topi dhe Sejdiu po inspektojne rrugen Durres-Kukes
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ai shqiptar Bamir Topi po vizitojnë sot punimet në disa segmente të aksit rrugor Durrës-Kukës- Morinë, pikërisht në urën nr 2, një nga 27 urat e aksit Rrëshen- Kalimash, 60 kilometra i gjatë.Më përpara, dy presidentët kanë zhvilluar takime me banorë të zonës në komunën Rreps të rrethit të Mirditës Dy Presidentët shoqërohen në këtë vizitë nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Neritan Ceka, deputeti i zonës, Gjovalin Prenga, kryetari i komunës së Rrepsit, Aleksandër Lalaj, etj.

Me ftesë të Presidentit Bamir Topi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nisi dje vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të këtij viti. Fillimisht, ai u prit në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, i cili i dorëzoi Urdhërin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu". Më pas dy krerët e shteteve dhanë për gazetarët një konferencë të përbashkët për shtyp.

Axhenda e Presidentit të Kosovës vijoi me takimin dhe konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Sali Berisha dhe fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë. Presidenti Sejdiu do të vizitojë sot edhe qytetin e Shkodrës.
Shtuar më 04/11/2008, ora 18:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori