Presidenti Topi dekreton Alibeajn Minister te ri te Drejtesise
Pëlqej
Albeu.com
Kandidatura e propozuar nga kryeministri Berisha dhe qe me pas mori dhe konsensusin e grupit parlamentar te PD do te vije ne postin e Ministrit te Drejtesise pas doreheqjes se ish -Ministrit Ilir Rusmali.Presidenti Bamir Topi ka firmosur dekretin per emerimin e Enkeled Alibej ne postin e Ministrit te Drejtesise. Kandidatura e propozuar nga kryeministri Berisha dhe qe me pas mori dhe konsensusin e grupit parlamentar te PD do te vije ne postin e Ministrit te Drejtesise pas doreheqjes se ish -Ministrit Ilir Rusmali i cili u largua pas publikimit te nje bisede te pergjuar mes vellait te tij dhe drejtorit te prokurimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve, Zija Teferici. Edmond Rusmali kerkoi perfitime ne nje tender per ndertimin e dhomave te paraburgimit ne Durres. Ish-Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Saimir Shehri dha i pari doreheqjen i gjendur nen presionin e ministrit sic u shpreh ai per perfitime te paligjshme dhe afera korruptive. Biseda e pergjuar shkaktoi jo pak reagime si brenda mazhorances, por dhe nga opozita e cila e cilesoi kete si deshmi te qarte te klaneve korruptive brenda mazhorances. Berisha propozoi Alibejn ne nje konference per shtyp duke vleresuar meritat e tij profesionale vecanerisht ne fushen e ligjeve. Dekreti i firmosur nga presidenti do t’i kaloje per miratim Kuvendit te Shqiperise. Alibejt i duhet nje shumice e thjeshte votash te deputeteve per te filluar detyren menjehere pasi te kete kryer edhe betimin para Presidentit.(News24)
Shtuar më 19/11/2007, ora 23:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori