Presidenti sirian refuzon kërkesën e KB-së
Albeu.com
Presidenti sirian, Bashar al –Asad, ka takuar Mbretin Saudit, Abdullah, ku vrasja e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, ka qenë në qendër të bisedës.Sipas agjencisë saudite të lajmeve, mbreti ka konfirmuar dëshirën për marrëdhënie të ngushta mes Sirisë dhe Libanit në të gjitha fushat dhe mbrojtjen e interesave të dy vendeve.


Ndërkaq, disa diplomatë thanë se Asad ka refuzuar kërkesën e Kombeve të Bashkuara për ta intervistuar atë për vrasjen e Haririt.
Shtuar më 09/01/2006, ora 16:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori