Presidenti shqiptar dhe homologu i Unionit Serbi-Mal I Zi Marovic "perplasen" ne Zagreb per Kosoven
Albeu.com
Ne Samitin e Kryetareve te Shteteve te Europes Juglindore qe perfundoi sot ne Zagreb, Presidenti Alfred Moisiu dhe ai i Unionit Serbi-Mal i Zi kane ndare qendrime te kunderta ne lidhje me ceshtjen e Kosoves.Ne pergjigje te nje pyetje nga gazetaret per komentet e bera nga Presidenti Svetovar Marovic i cili ka qene kunder diskutimeve per statusin e Kosoves qe sipas tij nuk mund te behet pa zhvilluar negociata me Beogradin, kreu i shtetit shqiptar u shpreh: "Fola dje dhe sot per Kosoven. Ky eshte qendrimi i Shqiperise dhe nuk komentoj komentet e kolegeve. Ballkani nuk eshte me ai qe ka qene. Nuk eshte nje interes te Ballkanit e te ballkanasve qe te cilesohet si dikur fuci baruti. Problemet duhet te zgjidhen me drejtesi e realizem qe te mos kete me probleme ne te ardhmen. Te harrojme te kaluaren, te jemi realiste dhe te shohim perpara", tha zoti Moisiu.

Presidenti Marovic ka reaguar gjate Samitit te Zagrebit pas fjales se mbajtur diten e premte ne kete forum nga presidenti shqiptar Moisiu, i cili ka theksuar se "Shqiperia mbeshtet vullnetin e popullit kosovar per pavaresi".
Shtuar më 16/10/2005, ora 18:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori