Presidenti Sejdiu e vlereson perkrahjen e Shqiperise per FSK-ne
Albeu.com
Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takim me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Arben Imami, ka shprehur edhe një herë falënderimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për ndihmën e pakursyeshme që Republika e Shqipërisë i ka ...... dhënë vendit tonë në të gjitha fushat. Po kështu, Presidenti e ka quajtur si shumë të rëndësishme përkrahjen e Shqipërisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), si një forcë që po ndërtohet sipas parimeve më moderne, e gatshme për të kryer të gjitha detyrat. Në këtë kontekst, Presidenti Sejdiu ka përsëritur edhe një herë qëndrimin që FSK ja të marrë pjesë në operacionet e ndryshme jashtë vendit, duke përmendur me këtë rast angazhimin e pjesëtarëve të kësaj force në ndihmë rajoneve të përmbytura në Shqipërinë e veriut muajin e kaluar. Nga ana e tij Ministri Imami ka shprehur edhe një herë falënderimin e institucioneve dhe të popullit të Shqipërisë për ndihmën e ofruar me rastin e përmbytjeve nga uji në rajonin e Shkodrës, si dhe ka çmuar shumë lart profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK që morën pjesë në operacionet e shpëtimit në rajonet e përmbytura. Ai gjithashtu shprehu përkushtimin e institucioneve të Shqipërisë për ta ndihmuar këtë forcë, për çka do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi.
Shtuar më 15/02/2010, ora 20:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori