Nga feja te shkenca, Rama mesazh të koduar atyre që nuk respektojnë masat e qeverisë

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka preferuar të mos marrë fjala të cmuara nga feja por ta marrë nga një shkencëtar.

Prandaj ai e ka nisur mëngjesin me një thënie të të shquarit Albert Einstein.

“Inteligjentë janë ata që kanë aftësi të ndryshojnë, kur kjo është e domosdoshme”, thuhet në shprehjen e publikuar nga kryeministri.

Me këtë shprehje të pavdekshme, kryeministri duket se iu drejtohet qytetarëve për të respektuar masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në vend.


Shtuar 24.03.2020 08:00