Presidenti Rugova tha se marrëdhëniet midis Kosovës e Maqedonisë, janë gjithnjë e më të
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova priti Jovan Manasijevskin, zv.kryeministër dhe ministër maqedonas i Mbrojtjes, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, për gjendjen stabile dhe progresin në Kosovë.Kjo është rruga ndërkombëtare që do të bisedohet pastaj për të ardhmen dhe pavarësinë e Kosovës, tha Presidenti Rugova pas takimit.
"Unë insistoj që pavarësia e Kosovës të njihet sa më shpejt drejtpërdrejt nga SHBA-ja dhe BE-ja që do ta njihnin edhe fqinjët tanë. Pavarësia e Kosovës do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës _ Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, madje edhe Serbinë", nënvizoi Presidenti Rugova, duke shtuar se kjo është rruga më e shëndetshme.
Po ashtu në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Maqedonisë, të cilat Presidenti i vlerësoi gjithnjë e më të mira, duke thënë se ekziston një atmosferë e mirë e bashkëpunimit.
"Progresi i Kosovës dhe Maqedonisë është interes i dy vendeve që të jenë në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të", theksoi z.Rugova.
Në lidhje me fushën e sigurisë, Presidenti tha se tash këtë rol e ka KFOR-i dhe UNMIK-u, kurse SHPK-ja është në zhvillim e sipër si një polici e mirë.
Në këtë takim nuk është biseduar për vizat, tha Presidenti Rugova, por shtoi se është në interes të dy vendeve që të ushtrohet një kontroll më i madh në vijën kufitar e midis Kosovës dhe Maqedonisë.
Ministri maqedonas nuk u deklarua për media pas asnjë takimi. Ai u takua edhe me shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, me kryeministrin Bajram Kolsumi dhe me komandantin e KFOR-it gjeneralin Iv dë Kermabon. qik
Shtuar më 13/05/2005, ora 00:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori