Eriksen mund të largohet nga Tottenham

Christian Eriksen me shumë mundësi do të largohet nga Tottenham gjatë kësaj merkato.

Këtë nuk e thonë vetëm mediat por edhe vetë trajneri i londinezëve, Jose Mourinho.

Në një intervistë për mediat përpara ndeshjes me Middlesbrought në FA Cup, portugezi u shpreh se Eriksen ka tre opsione në tavolinë dhe duhet të zgjedhë.

“Sot, Eriksen ka tre opsione: mund të gjejë marrëveshjen me një klub për fundin të sezonit, të largohet në janar ose të qëndrojë.”

Pra edhe vetë Mourinho e ka të qartë që nuk mund ta mbaje me zor danezin, pavarësisht se i kanë ofruar rinovimin e kontratës me një pagë “faraonike”. Shitja në janar është një mundësi, edhe pse jo idealja, për të mos e humbur në verë me parametër zero. Në këtë rast, klubet që interesohen për shërbimet e tij, do ta “rrëmbenin” për një shifër rreth 20 milionë euro, shumë më pak se vlera e tij.

Real Madridi, PSG, Juventusi dhe Interi janë vënë në garë për të bindur futbollistin. Në janar apo në fund të sezonit, ankandi për Eriksenin tashmë është hapur.


Shtuar 4.01.2020 07:57