Presidenti Rugova propozon Bajram Kosumin për kryeministër të ri të Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova propozoi sot Bajram Kosumin për kryeministër të ri të Kosovës, nënkryetar i AAK-së dhe ministër aktual i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor.Këtë vendim Presidenti Rugova e mori pas kosultimeve paraprake me liderët e forcave kryesore politike. Në këtë mënyrë edhe më tej do të vazhdojë koalicioni qeveritar LDK-AAK , i cili ka qeverisur edhe në tre muajt e kaluar.
Presidenti i Kosovës këtë vendim e bëri të ditur pas një takimi me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, duke shtuar se këtë vendim menjeherë do t'ia pëcjellë Parlamentit të Kosovës në mënyrë që sa më parë të kompletohet qeveria e re.
Si pritet Kuvendi i Kosovës në një seancë plenare të mërkurën e ardhshme do ta votojë këtë propozim.
Presidenti Rugova tha me këtë rast se vendimi i tij ka hasë në mirëkuptim dhe tolerancë edhe të partive opozitare (PDK dhe Ora), të cilat, siç tha, i pranojnë rregullat demokratike si dhe të drejtën e partive që kanë bërë koalicione që të vendosin. Gjithashtu ai falenderoi dy partitë opozitare për tolerancën që kanë treguar si dhe pranimin e rendit demokratik. Kryeadministratori Petersen, gjatë këtij takimi, u njoftua nga Presidenti Rugova me propozimin e tij për mandatarin e ri dhe për çështje të tjera.
"Së bashku me opozitën do të punojmë në çështje të përgjithshme, pra të përbashkëta nacionale, siç është e ardhmja e Kosovës - pavarësia, ku do të kemi qëndrim unik", tha Presidenti.
Pozita dhe opozita, tha ai, do të jenë së bashku edhe në procesin e decentralizimit, rreth kushtetutës së re, si dhe për çështje të tjera që paraqiten kohë pas kohe në program.
Po ashtu z.Rugova premtoi se Zyra e Presidentit të Kosovës do të jetë gjithmonë në kontakt e në punë të vazhdueshme me opozitën, me partitë e tjera dhe me gjithë qytetatarët, për arsye se, siç tha, po hapet një botë e re për Kosovën, ku duhet punuar së bashku.
Shefi i UNMIK-ut Petersen tha se vendimin e sotëm të Presidentit Rugova e sheh në kuadër të funksionimit të institucioneve demokratike.
"Për Kosovën e cila po bëhet gati për starusin përfundimtar është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shohim funksionim të institucioneve demokratike, çfarë presim të ndodhë në demokraci dhe përputhje të plotë me parimet kushtetuese. Unë besoj kjo është çfarë po shohim", u shpreh Petersen.
kosova.com
Shtuar më 18/03/2005, ora 21:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori