Presidenti Rugova priti komandantin e krahut jugor të NATO-s, admiralin Hari Urlih
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova priti sot komandantin e krahut jugor të NATO-s admiralin Hari Urlih, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it Iv dë Kermabon.Pas takimit Presidenti Rugova tha se e kishte njoftuar mysafirin e lartë të NATO-s me progresin e arritur në Kosovë dhe me gjendjen stabile dhe për sigurin e mirë që po e bën policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut. Presidenti Rugova veçanërisht lavdoi pjesëtarët e KFOR-it për të cilët tha se po bëjnë një punë të shkëlqyer në Kosovë së bashku me gjeneralin Kermabon. KFOR-i mbetet ndër forcat kryesore, e dashur nga të gjithë qytetarët e Kosovës, u shpreh Presidenti i Kosovës.
Duke folur për zhvillimet aktuale, zoti Rugova tha se tani po ponohet në vlerësimin e progresit, në standardet prioritare që pastaj të bisedohet për të ardhmen e Kosovës.
"Pra kjo është rruga ndërkombëtare dhe unë insistoj në të njëjtën kohë që pavarësia e Kosovës të njihet drejtpërdrejt nga SHBA-të, BE-ja, një Kosovë e integruar në BE, në NATO dhe në në miqësi permanente me SHBA-të", ritheksoi edhe me këtë rast Presidenti Rugova, duke shtuar se "ky është objektivi ynë në të cilin punojmë".
Ai tha se interesi i Kosovës është zhvillimi ekonomik për të gjithë qytetarët, ndërkaq me transferimin e kompetencave do të garantoheshin investimet e ardhshme që të do t'i ketë Kosova.
"Muajt e ardhshëm janë sfidë për ne, pasi Kosova po vazhdon rrugën e përmbushjes së standardeve", tha admirali Urlih pas takimit, duke lavduar punën e gjeneralit Kermabon, si komandant i KFOR it në Kosovë, që bashkë me Kombet e Bashkuara është duke punuar shumë mirë me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në vend.
Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Urlih është takuar edhe me kryeparlamentarin Nexhat Daci.
Admirali Hari Urlih para tetë ditëve është emëruar komandant i NATO s për Evropën Juglindore. qik
Shtuar më 02/06/2005, ora 14:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori