Presidenti Rugova kërkoi zëvendësimin e UNMIK-ut me pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Ibraim Rugova vlerësoi se Kosova ka një biznes privat mjaft të zhvilluar, por me njohjen e pavarësisë Kosovës, tha ai, do të hapen rrugë në zhvillimin e hovshëm të biznesit dhe zhvillimit ekonomik."Çështja e pavarësisë është një çështje praktike dhe ekonomike dhe zhvillimi i biznesit gjithsesi do të bëhet me treg të hapur dhe me qasje në rrjedhat globale të bizneset", nënvizoi Presisdent Rugova.
Duke folur para pjesëmarrësve kosovarë në prag të Konferencës me temën "Dialogu në mes të sektorit publik dhe privat" sot në Prishtinë, e cila do të mbahet në Ohër të Maqedonisë në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Rugova tha se shumë biznesmenë evropianë dhe amerikanë janë të interesuar të investojnë në Kosovë, por në mungesë të garancive për investimet e tyre ata nuk po e bëjnë këtë.
"Në Kosovën e lirë ne kemi një biznes të fuqishëm privat dhe atë duhet ta përkrahim. Me këtë rast dëshiroj të theksoj se çështja parimore për të krijuar një ambient të mrë të biznesit në Kosovë është çështja e njohjes së pavarësisë".
Presidenti Rugova me këtë rast u shpreh kundër zëvendësimit të administratës së OKB-së, me ndonjë mision tjetër, por kërkoi zëvendësimin e saj me pavarësinë e Kosovës.
"Ne kërkojmë zëvendësimin e misionit të UNMIK ut me pavarësinë, e jo me EUMIK apo me ndonjë mision tjetër", tha Presidenti Rugova. Para pjesëmarrësve të konferencës foli edhe drejtori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Ken Jamashita, pastaj përfaqësuesi i qeverisë dhe ai i Aleancës Kosovare të Biznesit.
Fillimi i Konferencës për dialogun në mes sektorit publik dhe privat: Kosova në udhëkryq, ka për qëllim ndërtimin e strategjive të koncensusit që parashohin të ndihmojnë formësimin e ndryshimeve të rëndësishme që janë të pashmangshme gjatë lëvizjes së Kosovës drejt një të ardhme me më shumë vetëvendosje, me më pak varësi nga donatorë dhe më të integruar rajonalisht. qik
Shtuar më 18/06/2005, ora 16:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori