Presidenti Rugova hedh poshtë mundësinë e bisedimeve me presidentin serb
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve dhe takimeve të drejtëpërdrejta politike me prsidentin Serbisë Boris Tadiq.Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili dje qëndroi në Kosovë për t'u njohur me situatën politike dhe të sigurisë është takuar me Presidentin Ibrahim Rugova dhe me Kryeministrin Bajram Kosumi.
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve dhe takimeve të drejtëpërdrejta politike me prsidentin Serbisë Boris Tadiq.
"Ne i kemi filluar disa biseda për çështje teknike në vitin e kaluar ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pra ndërmejt dy vendeve tona. Edhe këtë vit kemi filluar bisedat rreth çështjes së të zhdukurëve", ka thënë Presidenti Rugova. Ai ka shtuar se për biseda politike do të ishte më mirë të mbahej një takim ndërkombëtar, ku do të merrnin pjesë të gjithë fqinjët tanë por pa të drejt vetoje.
Presidenti Rugova i ka bërë këto komente si përgjigje ndaj kërkesës së zyrtarëve evropianë për dialog me Beogradin.
Presidenti Rugova pas takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi kërkesën e tij për njohjen drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq, kryesuesi i delegacionit të NATO-s Vahid Erdem ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se Kosova është vend shumë i rëndësishëm për sigurinë e rajonit. Erden shfaqi bindjen se Kosova do t'i plotësojë standardet dhe se vendi i saj është në Bashkimin Evropian.
Ky delegacion 12 anëtarësh dje pasdite është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës Bajram Kosumi.
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO do të përpilojë një raport për situatën në Kosovë, të cilin do t'ia dërgojë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jap de Hop Skefer. QIK
Shtuar më 21/04/2005, ora 16:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori