Rama-Idrizi: Sfida e integrimit kalon përmes presidentit
UPDATE- Pas takimit me kreun e PDIU-së Shpetim Idrizi, kryesocialisti Edi Rama ka theksuar se sfida e integrimit të vendit në Bashkimin Europian kalon përmes zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ai është shprehur se PS është angazhuar për të hapur dialog.

“Ne duam që të eksplorojmë çdo mudnësi për të ndërtuar një proces dhe nga ky procesi të shkojmë tek emri dhe jo anasjelltas. Qëllimi ynë është t`i përgjigjemi kësaj sfide madhore për Shqipërinë sepae nga mënyra se si do të zgjidhet presidenti do të varet statusi i kandidatit, rrugëtimi ynë europian për institucione të pavarura, varet një garanci më shumë për palët që presidenti në zgjedhjet e ardhshme të jetë i pa anshëm. Konsensus, në rradhë të parë për statusin. Dhe për këtë ne jemi të angazhuar që të hapim një dialog, dhe dialogu për çështje politike, që nuk zgjidhen në një llogore apo në një tjetër, bëhet me kundërshtarët. Në rast të kundërt do të mbeteshim në pozicionet e mbajtjes së monologjeve, duke mos bërë detyrën tonë karshi vendit dhe miqve që përfaqësojnë familjen e madhe evropiane ” theksoi Rama.

Sipas Ramës për të me rëndësi janë parimet dhe vlerat që duhet të ndërtohen në këtë proces pavarësisht se ai ndodhet përballë kundërshtarit.

Ndërsa kreu i PDIU-së theksoi se në takim nuk është folur për emra të përveçëm ndërsa theksoi se presidenti i ri duhet të ketë një profil të qartë publik dhe politik, konsensual dhe gjithëpërfshirës, të ketë vokacion patriotik. Gjithashtu, Idrizi përshëndeti klimën politike të krijuar së fundmi në vend.


12:30 - Kryetari Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit Gramoz Ruçi është takuar sot me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi ku në fokus të takimit do të jetë zgjedhja e kreut të ri të shtetit.


Ky takim vjen pas një ftesë publike që Rama i bëri kryeministrit, Sali Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe krerëve të partive parlamentare për tu takuar në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri. /albeu.com/

Shtuar më 09/05/2012, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori