Rama-Arvizu: Zgjedhja e Presidentit në votimin e parë
UPDATE- Në mbarim të takimit me kreun e PS-së Edi Rama, ambasadori Arvizu ka përsëritur dhe njëherë vështirësinë e gjetjes së një kandidati për kreun e ri të shtetit, që të përmbajë të gjitha kriteret, por ka shtuar ai, duhet të jetë garant i Kushtetutes, te dale nga nje proces konsensual e gjitheperfshires dhe te arrije te gjeje miratim qe ne votimin e pare ne Kuvendin e Shqiperise.

“Nuk jemi fokusuar në emra specifikë, por jemi më shumë të interesuar për konsultimet me palët, diskutimet që shtrohen në tryezë dhe shpresojmë se do të kemi një bazë të përbashkët në këtë proces, pasi bëhet fjalë për një proces tepër të rëndësishëm për vendin. Ne dimë se cfarë thotë Kushtetuta dhe me lejoni të jem i sinqertë dhe objektivi kryesor duhet të jetë që të ishte zgjedhja i që në votimin e parë. Ky duhet të jetë objektivi, nuk duhet të jetë objektivi në raundin e katër e të pestë, loja ka disa rregulla, por ky duhet të jetë objektivi”-tha Arvizu.


16:45 -Pas takimit me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, kreu i partisë Socialiste Edi Rama do të takohet me ammbasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Takimi Rama-Arvizu vjen dy ditë pasi kryesocialisti u takua me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili pati për qëllim të njëjtën temë.

Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PS-së Edi Rama u takua me kreun e LSI-së Ilir Meta, takim i cili u cilësua nga të dyja palët si kontruktiv duke kërkuar që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet gjithë aktorëve politikë. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2012, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori