Presidenti Nishani viziton Qendrën për të moshuarit
Bujar Nishani
Pas telekonferencës me trupat e armatosura në Afganistan, Qendra e Kujdesit per te Moshuarit ne Tirane ka qenë destinacioni i radhës i Presidentit Nishani në këtë 1 janar të 2013. Sëbashku me zonjën e parë Odeta Nishani, Presidenti vizitoi të moshuarit dhe ndau me ta urimet për një vit të mbarë dhe shëndet në ditët në vazhdim.

“Ju uroj shendet, nje vit te mbare, sa me shume përkujdesje, lajme të mira. Sëbashku me bashkëshorten dhe miqtë e tjerë dëshironim të ishim këtu në këtë ditë të parë të Vitit të Ri, te ju që keni më shumë nevojë për urime, ngrohtësi, përkujdesje. Të keni jetë të gjatë. Falenderoj të gjithë stafin këtu që ju ndihmon dhe përkujdeset për ju” tha Nishani.

Numri një i shetit shqiptar ka inkurajuar më tej stafin e kësaj qëndre për më shumë përkujdesje ndaj moshës së tretë, ndërsa ka garantuar të moshuarit se do të jetë mik i tyre dhe do t’i mbështetsë në vazhdim.

“Inkurajoj që të bëjnë cdo ditë e më shumë për ju, tu ofrojnë respektin që meriton nëna dhe babai. Me këtë gjest cdo njeri ka nderuar nënën e tij, prindërit e tij. Falenderoj edhe të gjitha ata që kanë ofruar mbështetjen për ju në këtë ndërrim vitesh. Kur është dashuria dhe përkujdesja mosha nuk na tremb. Jam i bindur se do të jetë një vit i mbarë, por njëkohësisht jam këtu për të nënvizuar faktin se dhe unë do jem një mik i vazhdueshëm për ju. Ju jeni njërëz që keni punuar shumë për këtë vend, jeni një brez që keni kaluar një periudhë të vështirë, për të gjitha këto sakrifica meritoni një sakrificë të pastër dhe cdo njeri që e ofron këtë respekt ndaj jush është i nderuar” u shpreh më tej Presidenti.
Shtuar më 01/01/2013, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori