Presidenti Nishani uron besimtarët
Presidenti Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një mesazhi kreu i shtetit Nishani e ka quajtur ditën e sotme, ditë që shënon një moment solemn për çdo besimtar mysliman në shprehjen e cilësive më të larta të Islamit!

“Festa e sotme është një pjesë integrale e trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë, ku, me tolerancën dhe harmoninë ndërfetare që na karakterizon në shekuj, ne i përcjellim njëri-tjetrit urimet më të ngrohta e të ndjera për mbarësi, mirësi e begati në familje, në jetë” thuhet në mesazhin e Nishanit.

Sipas kreut të shtetit, “ky është një tregues i përkushtimit për vlerat më të larta njerëzore, çfarë na fisnikëron si popull, promovon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në shoqëri, si dhe konsolidon përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të ndritur, për një të ardhme, të cilën ne e shohim të projektuar si pjesë e familjes së madhe evropiane, tek e cila afrohemi me vlera dhe trashëgimi kombëtare dinjitoze”.
Shtuar më 25/10/2012, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori