Morën paga pa shkuar në punë për gati dy vjet, arrestohen tre zyrtarë në Novobërdë

Tre zyrtarë janë arrestuar në Komunën e Novëbërdës, meqenëse kanë marrë paga pa shkuar fare në punë.

Sipas raportit të Policisë, ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Periudha kur ata dyshohet se e kanë kryer këtë vepër është nga 1 prilli i vitit 2019 e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Pas intervistimit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Novobërdë (NN) 01.04.2019/31.12.2021. Janë arrestuar tre meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke marr pagë pa shkuar fare në punë. Me vendim të prokurorit , tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Express