Presidenti i Republikës, Bujar
Nishani Nishani dekreton emërimin e disa gjyqtarëve në disa nga gjykatat e vendit.
Në mbështetje të Kushtetutës dhe me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreu i shtetit
dekretoi emërimin e Petrit Aliajt, të Nazmi Trokës dhe të Margarita Buhalit gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, Vlorë.
Presidenti
dekretoi gjithashtu dhe emërimin e Desart Avdulaj dhe të Arjan Balliut, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Durrës; si dhe emërimin e Ken Dhimës dhe të Astrit Shemes, gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ndërsa Skënder Damini, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë. Po ashtu Kreu i shtetit
dekretoi emërimin e Ramiz Lalës, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.
Me dekrete të veçanta z.
Nishani dekretoi dhe caktimin e përkohshëm të kandidatëve për magjistratë për të kryer stazhin profesional.
Në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit "Për Shkollën e Magjistraturës", dhe me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti
dekretoi kandidatët për magjistratë: Nurjeta Tafa, Enkeleda Kapedani, Ejona Lazellari, Elsa Ulliri, Aurel Arapi, Flojera Davidhi, Genti Dokollari, Sokol Pina dhe Arben Dosti, për të kryer stazhin profesional si
gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtuar më 26/10/2013,
ora 14:51