Presidenti i Republikës, Bujar
Nishani dekretoi sot disa ligje të rëndësishme të miratuara së fundi në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i shtetit
dekretoi shpalljen e ligjit "Për planifikimin e territorit", të ligjit "Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë", të disa ndryshimeve në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", si dhe të ligjit "Për sistemin e taksave vendore".
Po ashtu,
Presidenti dekretoi dhe disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin dhe ndërtimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll". /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013,
ora 16:06